Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, u ka reaguar dy deputetëve gjermanë, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, të cilët të premten dolën me deklaratë të përbashkët rreth çështjes së Gjykatës Speciale dhe thanë se kuvendi i Kosovës nuk duhet të pajtohet me përpjekjet për ta shuar atë. Deputeti i PDK-së, përmes rrjetit thotë se ai si përfaqësues në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk është në dijeni se dikush po dëshiron t’i shfuqizojë Dhomat e Specializuara. Hoxhaj, tha se Kosova si vend po vepron me dinjitet dhe iu drejtua të dy deputetëve duke iu thënë se “si miq të Kosovës dhe si miq të mi, është gabim të bëni paragjykime politike nga Berlini”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …