Enver Hoxhaj: Bilanci i tre javëve të pushtetit Kurtit është dëshpërues si qeverisje dhe i rrezikshëm si qasje

Hoxhaj: Kryeministri Kurti më shumë po interesohet për zyrtarët e partisë së tij në Shqipëri sesa për fatin e qytetarëve të Kosovës

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka drejtuar kritika në adresë të kryeministrit, Albin Kurti duke thënë se ai më shumë po interesohet për zyrtarët e partisë së tij në Shqipëri sesa për fatin e qytetarëve të Kosovës. Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shkruar se kryeministri, Albin Kurti për të satën herë po shfaqet në Shqipëri si kryeministri i Kosovës që më shumë i interesojnë bashkëpartiakët atje se fati i bashkëqytetarëve këtu. Ndërkohë Shqipëria ka arritur numrin e 400 mijë qytetarëve të vaksinuar, në Kosovë janë vetëm 20 mijë të tillë në pritje të një tjetër kontigjenti ndihmash me vaksina. Njerëzit po infektohen edhe më shumë, të tjerët po vdesin në mungesë të vaksinave e kryeministri Kurti me ministrat e tij por bëjnë xhiro me xhipa e deklarata për mot të mirë në Shqipëri. Por parashikimet në Kosovë nuk janë të tilla z. Kryeministër. Janë të errëta dhe për të cilat do të mbash përgjegjësi!, ka shkruar kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …