Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se kur Rusia është e dobët në Evropë, edhe Serbia do të jetë e dobët në Ballkan. Duke folur për librin e tij “Përplasja e madhe” ai ka thënë se ky titull i librit është më shumë pasqyrim i asaj për të tregu se si Perëndimi dhe Rusia ndeshen në Ballkan. “Përplasja e Madhe” është pasqyrim i asaj për të treguar se si Perëndimi dhe Rusia ndeshen në Ballkan. Një pjesë e madhe e librit merret me atë që, Putini, prej kohës kur ka qenë këshilltar i Boris Yeltsin, pastaj kur është bërë kryeministër dhe president, e ka keqpërdorë rastin e Kosovës për ta luftuar Perëndimin. Ndërsa duke folur për luftën që po zhvillohet në Ukrainë, ai ka deklaruar se ajo çfarë ka ndodhë me 24 shkurt të këtij viti është një pikë kthese që e ndanë botën tonë në botën e djeshme me botën e sotme. Rezistenca e Ukrainës është rezistencë për të gjitha demokracitë, edhe në Evropë dhe përkushtimi amerikan për ta fituar luftën në Ukrainë, ka të bëjë me demokracinë, ka të bëjë me paqen, ka të bëjë me mënyrën e jetesës deri tani dhe natyrisht, kjo është një luftë e cila do të përfundojë me rënien strategjike të Rusisë. Kur Rusia është e dobët në Evropë, edhe Serbia do të jetë e dobët në Ballkan. Rënia e Rusisë, çon në rënien e Serbisë”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …