Hapi i PSD-së për t’u bërë pjesë e Ekipit Negociator po vlerësohet si sjellje shembull nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili njëherësh është edhe pjesë e këtij delegacioni. Ai thotë se dy partitë tjera opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja, që po refuzojnë të jenë pjesë e delegacionit do të duhej ta merrnin shembull atë që bëri PSD-ja. Ai ka theksuar gjithashtu se askush nuk ka të drejtë ta ngritë flamurin partiak para se të ngritet ai shtetëror në OKB. Sipas Hoxhajt më e rëndësishmja është se çka do të nxjerrin nga tavolina e jo kush ëshë i ulur aty, e shumë e rëndësishme sipas tij është edhe letra e kryetarit Trump. “Ekipi i cili u votua në Kuvend, është një ekip që ka mandatin nga Kuvendi që të debatojë për 10-15 tema. Ajo çfarë ka bërë PSD-ja është hap i mirë. Nuk ka rëndësi se si ulemi në tavolinë, por se çka nxjerrim nga ajo. Koha është historike, dhe vulën kësaj ja dha edhe letra e presidentit Trump”, ka thënë Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …