Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka filluar një vizitë dyditore në Bruksel dhe Strasburg, me ç’ rast pritet të takohet me krerët më të lartë të institucioneve të BE-së dhe Këshillit të Evropës. Takimin e parë ministri Hoxhaj e ka zhvilluar me Përfaqësuesen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederica Mogherini, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, sfidat rajonale, liberalizimin e vizave dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Hoxhaj mendon se BE-ja duhet t’i bëjë presion Serbisë që t’i zbatojë marrëveshjet e arritura dhe të kushtëzojë progresin e mundshëm të saj në rrugën evropiane. Zhvillova një takim shumë të mirë dhe përmbajtësor me shefen e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Federica Mogherini, dhe kërkova më shumë presion ndaj Serbisë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe kushtëzim në rrugën e saj evropiane nëse vazhdon të ketë qasje bllokuese ndaj Kosovës. Pa një afatizim të dialogut dhe zbatim të marrëveshjeve, vështirë të flasim për progres dhe normalizim të mirëfilltë”, ka thënë Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …