Duke komentuar lajmet në mediet e Malit të Zi, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shkruar se në planet e vrasjes së Gjukanoviqit janë të përfshirë edhe paraushtarakë dhe kriminel serb të veriut të Kosovës. “Paraushtarakët dhe kriminelët serbë nga veriu i Kosovës luajtën një rol vendimtar në tentativën për grusht-shtet në vitin 2016 kundër Presidentit Milo Djukanovic dhe tani janë të përfshirë në planet e vrasjes kundër tij. Këto ngjarje janë të ndërlidhura, duke përfshirë Beogradin dhe Moskën, duke synuar hegjemoninë mbi Malin e Zi.”, ka shkruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …