Hoxhaj në Prizren: Dy modele në këto zgjedhje, plani im i Rimëkëmbjes përballë demagogjisë dhe popullizmit të Kurtit

Hoxhaj në Prizren: Dy modele në këto zgjedhje, plani im i Rimëkëmbjes përballë demagogjisë dhe popullizmit të Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me bizneset e shoqatës “Esnaf” në Prizren. Para tyre ai ka prezantuar planin e rimëkëmbjes, ku ka thënë se ndihma për sektorin privat është prioritet. Ai ka theksuar se për PDK-në, Prizreni është kryeqyteti ekonomik i Kosovës dhe këtë qytet duan ta kthejnë në një qendër të madhe të zhvillimit ekonomik të vendit. Sipas Hoxhajt në këto zgjedhje ka dy persona që garojnë për t’u bërë kryeministër, jam unë dhe Albin Kurti dhe ka dy modele ekonomike, të cilat mund të krijohen në Kosovë.

“Modeli i parë është modeli i jonë që parasheh lehtësira fiskale për bizneset dhe kemi politikë të qarte fiskale se çka do të bëjmë për bizneset. Modeli jonë parasheh mbështetje institucionale për bizneset dhe jemi të interesuar që ta bëjmë një gjë të tillë dhe parasheh mbështetje të mirëfilltë në formë të granteve, ne mendojmë që duhet të ketë një fond rreth 500 milionë euro që në formë të granteve do t’iu ndahet të gjithë atyre bizneseve të cilët janë goditur për shkak të pandemisë“, ka thesuar ai.

Hoxhaj ka thënë se grantët janë para të gatshme të cilat nuk i kthehen asnjëherë qeverisë, por ndihmojnë zhvillimin e biznesit.

Ai ka theksuar se modeli i VV-së, është model i retorkës, demagogjisë dhe popullizmit, që parasheh rritje të taksave.

Ndërsa, nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, para tyre shpalosi planin e rimëkëmvjes, ku ka theksuar se prioritet është ndihma për bizneset që janë dëmtuar nga pandemia.

“Përveç këtij fondi kemi parapa që të bëhet subvencionimu i normave të interesit, se po e dimë që edhe kamatat po janë kosto për biznesin. Subvencionimi i normave të interesit për të gjitha ndërmarrjet prodhuese, përpunuese, shërbyese që kanë qëllim të eksportit. Përtej  normave të interesit të gjitha kompanitë që paguajnë tatim në fitim të korporatave, punësojnë deri në nivel të caktuar dhe bëjnë deri në një nivel investime norma e tatimit në fitim në korporata të përshkallëzohet 8, 7, 5 edhe 0. Të gjithë ata punëdhënës që pagën mesatare të të punësuarve të vet e bëjnë 500 euro shteti ua zvogëlon normën e tatimit në fitim të korporstave prej 10 në 5”, ka shtuar ai.

Siaps tij, planin i rimekëmbjës së PDK-së, do të ketë rritje të kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive deri në 100% për të mbështetur apo për të garantuar projekte të ndryshme investuese në shumë prej 100% për bizneset.

Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Prizren ka zhvilluar një vizitë edhe tek kompania prodhuese Abi dhe ka vizituar bizneet në Abi Qarshia.

“Ne jemi partia e vetme që kemi plan konkret, të matshëm dhe të zbatueshëm, për t’iu dalë në ndihmë ndërmarrjeve private. Problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia nuk mund të zgjidhen me retorikë, demagogji e populizëm. Ato kërkojnë përgjigje profesionale, të përgjegjshme, serioze dhe atë e ka Bedri Hamza, e kemi ne me planin e rimëkëmbjes.

I kemi mbi një miliard euro investime në sektorin privat, mbi 500 milionë euro investime direkte pa kthim, ulje të TVSH-së, politika favorizuese në doganë dhe akcizë”, ka thënë ai.

Hoxhaj po ashtu ka takuar shumë qytetarë në Prizren me të cilët ka bashkëbiseduar për progamin e Rimëkëmbjes.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …