Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka kritikuar Qeverinë Hoti për marrëveshjen ekonomike të arritur me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator. Ai ka thënë se nga marrëveshja ekonomike është hequr pika e cila parashihte zotimin për njohjen reciproke. Sipas tij ky vlerësim nuk është vetëm i PDK-së por edhe i qytetarëve. Hoxhaj rithekson që nuk janë kundër dialogut por kundër qasjes së Qeverisë, që marrëveshja është rezultat i saj.
