Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar kundër deklaratave të kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ai ka shkruar se pavarësia e Kosovës është vulosur nga vullneti dhe sakrifica e shqiptarëve të Kosovës dhe jo nga politika e gabuar e Serbisë! Pavarësia jonë nuk është një triumf mbi Serbinë, por një e drejtë legjitime për të ekzistuar, si qytetarë dhe si shtet”, ka shkruar Hoxhaj. Aleksander Vuçiq ka thënë sot se “pavarësinë e Kosovës e kemi vulosur vetë”.
