Enver Hoxhaj, deputeti dhe anëtari i kryesisë së PDK-së ka thënë se kjo parti do të jetë në qeveri vetëm kur t’i fitojë zgjedhjet dhe kur të dalë subjekti i parë dhe me kushtin e vetëm që ta udhëheqë ekzekutivin. Hoxhaj ka shtuar se PDK-ja është në kërkim të vetvetes në politikë. “Jemi në komunikim me qytetarë të shtresave të ndryshme, me të rinj, të reja, profesionistë të ndryshëm, derisa ta kemi një kauzë të re politike, një program të ri, një vullnet të qartë se çfarë dëshirojmë të bëjmë”, ka thënë ai. Hoxhaj është shprehur i sigurt që kurdo të mbahen zgjedhjet, PDK-ja do të dëshmohet si subjekt serioz. Por, ka shtuar se ajo për të cilën ka nevojë vendi, nuk është një Qeveri në detyrë.
