Enver Hoxhaj i ka dhënë më shumë qartësi pozicionit të PDK-së rreth përfshirjes në qeveri ose jo. Sipas tij, PDK-ja aktualisht i është kthyer bazës, duke takuar njerëz në terren me të cilët kanë folur për goditjet e fundit që ka marrë kjo parti pas akuzave nga Gjykata Speciale. Duke folur për zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit, Hoxhaj ka thënë se Gjykata Speciale e ka ndërprerë dhunshëm mandatin e Thaçit. Mirëpo, ai ka shtuar se PDK-ja është e gatshme të bisedojë për kryetarin e vendit me të gjithë. Hoxhaj tutje ka shtuar se nuk pret të jetë kandidat për kryetar të shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …