leoni

Enver Hoxhaj: Përgjegjësi për rrezikimin e jetës së të moshuarve sot, Kurti dezertoi dhe ofroi një program qeverisës të zbrazët

Hoxhaj: Reciprociteti i plotë dhe njohja reciproke me Serbinë do të arrihet në koordinim dhe përkrahje të SHBA-ve dhe BE-së

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka deklaruar se reciprociteti i plotë me Serbinë arrihet përmes koordinimit me aleatët, me në krye SHBA-të dhe jo përmes veprimeve “klandestine” duke aktruar dhe bërë spektakle në mesnatë siç veproi qeveria në ikje Kurti. Në një postim nënkryetari PDK-së shkruan se reciprociteti i plotë dhe njohja reciproke do të arrihet në koordinim dhe përkrahje të SHBA-ve dhe BE-së, ashtu siç është shpallur pavarësia e Kosovës. “Arritjet tona, janë sukses i përbashkët me aleatët, andaj edhe duhet që të sillemi partner serioz dhe jo si mashtrues. Nga premtimi para një jave për gatishmërinë e rifillimit sa më të shpejt të dialogut, kryeministri u kthye mbrëmë në mesnatë në njeriun që nuk i intereson e ardhmja e Kosovës por vetëm e ardhmja e tij personale politike”, ka thënë Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …