Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Serbia s’ka dështuar në përndjekjen penale të kriminelëve të luftës sepse kurrë s’kishte qëllim ta bëj këtë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Serbia s’ka dështuar në përndjekjen penale të kriminelëve të luftës sepse kurrë nuk kishte qëllim ta bëj këtë. Ai ka shkruar më tutje se politika e Beogradit ka për qëllim të mbrojë dhe promovojë kriminelët. “Serbia nuk ka dështuar në përndjekjen penale të kriminelëve të luftës sepse në fakt kurrë nuk ishte qëllimi i tyre për ta bërë këtë! Politika e Beogradit ka për qëllim të mbrojë dhe promovojë kriminelët. Arratisja e dikujt përgjegjës për vdekjen e 27 civilëve të paarmatosur tregon qartë se Serbia mbetet një shtet gjenocidal”, ka shkruar ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, duke iu referuar arratisjes nga burgu të kriminelit të luftës Rajko Kozllina, i cili ishte dënuar me 15 vjet burgim për masakra të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …