Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka përfunduar vizitën zyrtarë në Bruksel, ku në agjendë temë kryesore ka pasur liberalizimin e vizave. Në një postim në rrjetin social Hoxhaj tha se Kosova është në kilometrin e fundit para se të lëvizë pa viza drejtë zonës Schengen, duke aluduar në rezultate pozitive nga takimet e djeshme. Gjatë vizitës, Hoxhaj ka takuar komisionerin Hahn, Avramopoulos, raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, raportuesen për viza për Kosovën, Tania Fajon, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …