Hoxhaj: Për postin e kryetarit të vendit PDK nuk ka vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës

Hoxhaj thotë se partitë që nuk bëjnë koalicion me PDK-në, mbeten përherë në opozitë ose nuk e kalojnë pragun zgjedhor

Dorëheqja nga posti i kryeministrit i Ramush Haradinajt ka bërë që partitë politike të nisin fushatat zgjedhore, ndonëse ende nuk ka asgjë zyrtare për zgjedhje të parakohshme. Veç fushatave, partitë kanë nisur edhe të dalin publikisht në lidhje me preferencat e tyre për koalicione parazgjedhore. Deri më tani, LDK dhe Vetëvendosje kanë qenë dy partitë opozitare që kanë pasur bashkëpunim të mirë në Kuvend dhe jashtë tij, e të cilat janë shprehur edhe publikisht se nuk e përjashtojnë një koalicion parazgjedhor në rast të zgjedhjeve të parakohshme. Por, përpos preferencave për koalicione, partitë kanë treguar edhe vijat e kuqe për partitë të cilat si dëshirojnë në koalicion. Një prej tyre është edhe PSD-ja e Shpend Ahmetit, i cili ka thënë se preferon një koalicion me Vetëvendosjen nga e cila ka dalë grupi i tij, por edhe me Nismën. Ndërkaq, vijë të kuqe i ka vënë PDK-së. Por, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka thumbuar PSD-në edhe partitë tjera që janë deklaruar kundër një koalicioni me partinë që ai përfaqëson. Ai ka thënë se ose mbeten përherë në opozitë ose nuk e kalojnë pragun zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …