Tregu i përbashkët evropian i propozuar nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, ndonëse është përkrahur nga vendet tjera të Ballkanit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, ka hasur në kundërshtim të Qeverisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në një konferencë për shtyp, tha se çdo treg i propozuar që të zhvillohet jashtë tregut evropian është i pakuptimtë dhe i papranueshëm për Kosovën. “Ne e shohim Ballkanin dhe Kosovën si zgjatje të Evropës – si zgjatje të Bashkimit Evropian. Prandaj, edhe ideja e disa shteteve të rajonit që të këtë një treg të përbashkët rajonal, jashtë këtij të BE-së, që të këtë një treg të përbashkët me dogana të përbashkëta, për Qeverinë e Kosovës si e tillë është e papranueshme dhe nuk mendoj që i shërben edhe vetë agjendës evropiane”, ka thënë Hoxhaj. Ai ka përmendur se Kosova ka pasur informatën e parë se kjo ide është dhënë fillimisht nga Serbia..“Një qëndrim të tillë e ka pasur edhe Kryeministri Mustafa gjatë vizitës së tij në Sarajevë dhe unë mund t’ju them që nga 17 shkurti i këtij viti ne e kemi pasur informatën e parë që një koncept i tillë fillimisht është propozuar nga Serbia, e kemi edhe një non-paper të cilin e ka qarkulluar Serbia. Prandaj, ne mendojmë që rajoni nuk ka nevojë për një treg të përbashkët rajonal, por rajoni ka nevojë që tregu i rajonit të jetë pjesë e tregut të Bashkimit Evropian, për më shumë kjo bie ndesh edhe me vetë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të Kosovës, sepse MSA do të duhej ta përgatisë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi që të bëhen pjesë e tregut të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ministri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …