Tregu i Përbashkët Rajonal që po përkrahet nga Serbia dhe Shqipëria, që nënkupton edhe heqjen e doganës për vendet e rajonit, Kosovës ia humbet hiç më pak se një miliard euro në vit ka thënë ministri Jashtëm, Enver Hoxhaj, pas komunikimit me drejtuesit e Doganave të Kosovës. Ai ka theksuar se Kosova nuk është e interesuar ta zhvendosë doganën as në Gjevgjeli e as në Suboticë, pasi që me pozicionin qendror që e posedon në Ballkanin Perëndimor, Kosova ka potencial të rritjes së të hyrave nëpërmjet doganave. Edhe më herët Hoxhaj ka shprehur qëndrimin e tij kundër këtij tregu i cili fillimisht është propozuar nga Serbia dhe është mbështetur nga disa vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Ministri ka thënë se asnjë treg paralel nuk mund ta zëvendësojë integrimin e përbashkët të Ballkanit Perëndimor në tregun e Bashkimit Evropian. Në Samitin e fundit që kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë mbajtur në Sarajevë, e ku është paraqitur kjo ide, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka kundërshtuar në mënyrë kategorike.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …