Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Uashington ka realizuar disa takime. Ai ka takuar kongresistin Paul Cook dhe senatorin e mikun e madh të shqiptarëve Bob Dole, me të cilët kanë biseduar për marrëdhëniet e mira të Kosovës me SHBA-të si dhe për përkrahjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës. Hoxhaj i ka vlerësuar raportet në mes dy shteteve, duke thënë se Kosova është ndër popujt më pro-amerikan dhe së Uashingtoni mbetet pika e referencës për Kosovën. “Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë të shkëlqyera, dhe Uashingtoni mbetet pika e referencës për Kosovën kudo në botë. Kam besim se raportet tona do të intensifikohen edhe më tutje, pasi që ka ende shumë mundësi për ta thelluar bashkëpunimin bilateral. Ndërsa, Kosova mbetet njëri prej popujve më pro-amerikan në rajon”, ka thënë Hoxhaj. Ndryshe, ai do të vazhdojë me takime të tjera, ku pritet të takojë të tjerë kongresistë, senatorë dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …