Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Vendimi për ndalimin e Haradinajn, zhgënjyes dhe i papranueshëm

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se vendimi i gjykatës franceze, për rastin e Haradinajt është edhe zhgënjyes edhe i papranueshëm për shtetin tonë. Hoxhaj theksoi se këtë qëndrim ia ka dërguar ambasadorit të Francës në Kosovë. Kryediplomati Hoxhaj tha se ka biseduar me Haradinajn pas vendimit dhe janë në koordinim se si t’i qasen këtij rasti. Ai tha se raportet me Francën duhet të shihen si shtete mike. Hoxhaj deklaroi se do të bëjnë përpjekje vazhdimisht që të ndikojnë në lirimin  e Haradinajt sepse ky vendim është i papranueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …