leoni

Hoxhaj zyrtarizon kandidaturën e Rrahim Tërnavës për kryetar të Fushë Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka zyrtarizuar kandidaturën e Rrahim Tërnavës për kryetar të komunës së Fushë Kosovës.

Në një konferencë për media, Hoxhaj ka thënë se Fushë Kosova është komunë strategjike me një kandidat si Tërnava, i cili përfaqëson vlerat më të mira për të qenë kryetar i kësaj komune.

“Kjo është një epokë e re për PDK-në jo vetëm në Fushë Kosovë po edhe në nivel vendi. Rrahim Tërnava është shembulli më i mirë që përmes vullnetit, përmes vizionit dhe vendosmërisë ta ndryshojë jetën në Fushë Kosovë. Unë nuk njoh një komunë në këto vite të fundit ku ka pasur degradim më të madh në fushën e arsimit se sa Fushë Kosova, sidomos gjatë kohës së pandemisë. Nuk njoh komunë tjetër në Kosovë që në planin e ambientit ka më shumë papastërti se Fushë Kosova. Nuk njoh një komunë që është ndërtuar shumë e qytetarët janë të pasigurte si në komunën e Fushë Kosovës. Prandaj, Rrahim Tërnava është kandidati i duhur për t’í thënë mjaft 20 viteve të degradimit të këtij qyteti.”, ka theksuar Hoxhaj.

Ndërsa, kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës nga radhët e PDK-së, njëherësh kryetar i Degës së PDK-së në Fushë Kosovë, Rrahim Tërnava ka falënderuar kryetarin Hoxhaj dhe strukturat e partisë për mbështetjen e ofruar dhe besimin e dhënë.

Ai ka theksuar se dy palë zgjedhjet e fundit PDK në Fushë Kosovë ka pasur ngritje të votës dhe se në këto zgjedhje lokale PDK-ja do ta marrë besimin për të qeverisur në këtë komunë, për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.

“Qysh sot para se të vimë këtu kemi filluar ta përgatisim listën për kandidatët për asamble, kemi filluar planin e punës sipas udhëzimeve të kryetarit Enver Hoxhaj. Kemi dalë në terren dhe jemi njohur me të gjitha problemet në fshatra dhe qytete . Të gjitha këto probleme si infrastruktura, komunikacioni, sporti, arsimi, shëndetësia janë për shkak të keqmenaxhimit nga zyrtarët komunalë sepse nuk dinë të punojnë më mirë dhe kjo është arsyeja kryesore që më ka shtyrë të bëhem kryetar dege dhe të kandidoj tani për kryetar të komunës.”, ka thënë Tërnava

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …