Hoyt Brain Yee kërkoi që Kosova të përmbyllë çështjen e demarkacionit, si kapitull që mban peng liberalizimin e vizave

Hoyt Brain Yee kërkoi që Kosova të përmbyllë çështjen e demarkacionit, si kapitull që mban peng liberalizimin e vizave

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee ka thënë se vendi i tij do të qëndrojë pranë Kosovës dhe do të bashkëpunojë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, për zhvillimin ekonomik të vendit dhe në të gjitha fushat e tjera. Ai gjatë një takimi me shefin e diplomacisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, vlerësoi dinamikën dhe kreativitetin e diplomacisë kosovare në drejtim të njohjeve të reja, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, për të cilat SHBA do të vazhdojnë të ofrojnë asistencën e tyre. Yee kërkoi që Kosova të përmbyllë çështjen e demarkacionit, si kapitull që mban peng liberalizimin e vizave dhe inkurajoi Kosovën që të vazhdojë në rrugën e reformave të gjithanshme.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm Pacolli, e njohu zyrtarin e lartë amerikan me idetë e tij për zgjidhjen e problemit të Trepçës, bashkimin e Mitrovicës, nëpërmjet shtrirjes së zonës së lirë ekonomike në gjithë territorin e kësaj komune, si zgjidhje që prodhon zhvillim ekonomik për atë zonë. Në lidhje me Serbinë, Pacolli tha se “kemi zgjedhur të mos i përgjigjemi provokimeve, që vijnë nga Serbia, duke shikuar më shumë nga e ardhmja, në respekt të plotë të sovranitetit tonë dhe nevojës për të përmbyllur përfundimisht këtë kapitull të historisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …