Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Jee, paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan. Duke folur para një nën komiteti të SHBA-së për marrëdhënie me jashtë, zëvendësi i ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato. Por, Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike. Ai po ashtu tha se një qendër humanitare e Rusisë në Nish të Serbisë me siguri synon ndikimin në formimin e opinionit publik. tha se Moska po përpiqet të nxisë edhe Republikën Serbe të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …