Hoyt Brian Yee

Hoyt Brian Yee: Amerika ka qenë e përfshirë që nga fillimi në dialog Kosovë Serbi dhe kjo nuk përbën sekret

Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee ka komentuar deklarimet e fundit se Amerika duhet të bëhet pjesë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Në Samitin e 17-të ekonomik të Serbisë, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të përfshira në dialog qysh nga fillimi. “Amerika ka qenë e përfshirë që nga fillimi në dialog dhe kjo nuk është sekret që kemi marrë pjesë në këtë proces të udhëhequr nga Brukseli”, tha Yee për mediet në Kosovë.

Zyrtari i lartë amerikan ka thënë se shteti i tij dëshiron që vendet e Ballkanit të jenë të qëndrueshme dhe të mos kenë konflikte.“Ende ekziston rreziku i konfliktit për aq kohë sa ka mosmarrëveshje dhe probleme të pazgjidhura. Por tendenca e paqes dhe stabilitetit është pozitive”, shtoi zyrtari amerikan. Sipas tij, vendet që e duan anëtarësimin në BE duhet të jenë të vendosur për atë rrugë. “Vendet që dëshirojnë të bashkohen në BE duhet ta kenë të qartë atë vendim. Ju nuk mund të uleni në dy karrige”, tha Hoyt Briyan Yee. Në fund, ai theksoi përkushtimin e Amerikës për rrugën euro-atlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …