Hoyt Brian Yee

Hoyt Brian Yee konsideron se shqiptarët vetë duan të jetojnë të ndarë në pesë shtete, për hir të fqinjëve dhe Amerikës (!)

Zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka thënë se në mesin e politikanëve shqiptarë nuk ekziston dëshira për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Nuk besoj se ka një lëvizje serioze për Shqipërinë e Madhe, apo ndonjë dëshirë nga shqiptarët, kudo ku ata janë, në Maqedoni, Mal të Zi, apo vetë Shqipëri, për t’u bashkuar dhe për t’u bërë një shtet i ri, apo një lëvizje e re në Ballkanin Perëndimor. Qëndrimi zyrtar dhe unë besoj që është qëndrimi i sinqertë i partive politike në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri, është për t’u integruar në Bashkimin Evropian, të bashkohen me NATO-n kur është e mundur, si pjesë e shtetit ku ata janë, jo duke ndryshuar kufijtë, jo si super etnitet kombëtar, por brenda kufijve sovranë ku ata jetojnë”.  Diplomati amerikan na konsideron si pjesëtarë të një komb të marrë dhe pa identitet, i cili për hir të fqinjëve gjakatarë dhe super miqve amerikanë, qenka në gjendje që përgjithmonë ta sakrifikojë lirinë dhe bashkimin.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …