Mediet në Mal të Zi njoftojnë se gjatë fjalimit në Budvë, zëvendës/ndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka deklaruar se shpreson që kryeministri i ri i Kosovës do të ketë më shumë guxim dhe do ta miratojë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi. Mediet e këtij vendi njoftojnë se duke folur për ndikimin e Rusisë në Ballkan, zëvendës/ndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka deklaruar se kemi qenë dëshmitarë të retorikës nxitëse dhe të politikave ndarëse, kemi parë gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, politikanë në Republika Srpska të cilët kërcënojnë me ndarje, turmën e tërbuar që pushtoi parlamentin në Shkup, opozitën në Mal të Zi, e cila po e bojkoton jetën parlamentare.
