Hristijan Mickoski, u prit nga Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi

Hristijan Mickoski, u prit nga Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi

Negociatat për formimin e qeverisë maqedonase po shkojnë në drejtim të duhur,  tha kryetari i  VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili bashkë me nënkryetarët e partisë, qëndroi mbi dy orë e gjysmë në zyrat e koalicionit VLEN, ku për të diskutuar për formimin e qeverisë. Ai me këtë rast u prit nga liderët e opozitës shqiptare, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi. Mickoski, nuk dha detaje nëse në takim është diskutuar për ndarjen e resorëve, apo për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, por paralajmëroi se opinioni do të informohet nëpërmjet komunikatës. “Do të ketë së shpejti kumtesë, do ta informojmë opinionin. Në drejtim të duhur, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. Edhe nga koalicioni VLEN, nuk dhanë detaje për takimin, por vetëm deklaruan se bisedimet po shkojnë në drejtim të duhur.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …