Ligjëruesi në Universitetin e Harvardit, Hugh O’Doherty ka vlerësuar se Kosova ka arritur rezultate jashtëzakonisht të madhe pas pavarësisë së saj. Gjatë një ligjërate të mbajtur në kolegjin UBT, ku po mbahet Konferenca Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, si dhe Konferenca për Lidership, ai ka vlerësuar lart arritjet e Kosovës. Profesori nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka vlerësuar lart edhe UBT-në për të cilin ka thënë është ndërtuar nga rrënojat. “Është një arritje e mrekullueshme. Ky universitet është ndërtuar nga rrënojat në një kohë kaq të shkurtër dhe kjo është e mrekullueshme. Arritjet e Kosovës që nga pavarësia e saj janë mjaft të mëdha” ka theksuar mes tjerash profesori nga Universiteti i Harvardit, Hugh O’Doherti.
Kontrolloni gjithashtu
Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …