Sipas KDI- së, qytetarët e Kosovës nuk janë të informuar për dialogun Kosovë-Serbi sa i përket telekomunikacionit dhe asociacionit të komunave serbe. Jeta Krasniqi nga KDI, tha se sipas një hulumtimi me qytetarët e vendit kanë nxjerrë rezultate të cilat tregojnë se gjysma e të anketuarve nuk janë të informuar sa duhet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa mbi 30 % e tyre janë shprehur se nuk e dinë se kush përfiton nga kjo marrëveshje. Krasniqi theksoi se institucionet duhet t’i informojnë qytetarët më shumë rreth bisedimeve dhe marrëveshjeve të arritura me Serbinë në mënyrë që të krijojnë siguri tek qytetarët e vendit.
