Hulumtuesit britanik kanë alarmuar se në janar mund të ketë rritje të madhe të infektimeve nga virusi omikron. Duke u bazuar në një studim i gjerë të realizuar së fundmi në Britaninë e Madhe, ekspertët shëndetësor kanë sugjeruar se kulmimi i valës së infeksioneve të shkaktuara nga varianti i ri i COVID-19 i quajtur Omicron do të mbërrijë në muajin janar dhe në pranverë numri i viktimave mund të shkojë nga 25 mijë deri në 75 mijë në ditë. Raporti thotë se numri i personave të infektuar aktualisht po dyfishohet çdo 2.4 ditë në Angli. Kjo pavarësisht se vendi ka nivele të larta vaksinimi dhe është më i shpejtë se forma origjinale e përhapjes së virusit kur askush nuk kishte mbrojtje. Studimi është bazuar në supozimin se varianti “Omikron” është më infektues por që sjell më pak vështirësi te personat e vaksinuar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …