Humanistët ndihmuan 130 familje me pako ushqimore në prag të festës së Bajramit

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, përkatësisht humanisti Halil Kastrati, si dhe humanisti tjetër Valdet Zaim Thaçi nga Mirusha, kanë ndihmuar 130 familje nga Komuna e Malishevës me pako ushqimore. Kjo ndihmë u shpërnda përmes Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, me qëllim që të arrijë tek familjet në nevojë, në prag të festës së Bajramit të Madh.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur mirënjohje të thellë për këtë akt human. “Falënderoj nga zemra Halil Kastratin dhe Valdet Thaçin për këtë gjest të madh human. Kontributi juaj është një shembull i solidaritetit dhe humanizmit të vërtetë.”

Nga ky donacion, Halil Kastrati dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë dhuruar 100 pako ushqimore, ndërsa Valdet Thaçi ka kontribuar me 30 pako ushqimore. Ky veprim fisnik siguron që ndihmat të arrijnë tek ata që kanë më shumë nevojë dhe përmes rrugëve institucionale.

Faleminderit për këtë solidaritet dhe bamirësi në ditë të shenjta, thuhet në njoftimin në facebook të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi me bashkëpunëtor vizitoj Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, për …