Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i ka shprehur mirënjohje në emrin e tij dhe në emër të qytetarëve të Deçanit, humanistit Labinot Tahiri, i cili nga fondacioni e tij ndau 5000 euro, për Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan.
Këto mjete do të shërbejnë për investimin dhe mirëmbajtjen e duhur në këtë kompleks të cilat do të menaxhohen nga Komisioni Komunal në Deçan.