leoni

Nga fillimi i pandemisë në Kosovë e kanë humbur punën rreth 40 mijë persona dhe kjo shifër mund të rritet deri në 60 mijë

Ka rënie dhe jo zënie me punë në Kosovë, thonë autoritetet e Trustit duke demantuar qeveritarët, me shifra e fakte

Albin Kurti e përmend vazhdimisht shifrën për 25 mijë të zënë me punë  kur flet për vendet e reja të punës që thotë se u hapën gjatë qeverisjes së tij. Statistikat reale flasin ndryshe. Të dhënat që ka siguruar portali “Front Online” nxjerrin në pah mashtrimin me fjalë të numrit një të ekzekutivit lidhur me këtë temë. Ka rënie të punësimit. E rritje të papunësisë. Bazuar në të dhënat e Fondit të Kursimeve Pensionale, në tre muajt e fundit të 2021-s – tetor, nëntor dhe dhjetor – numri i kontribuesve në Trust ishte 419 mijë e 654. Kurse në tre mujorin pasardhës – janar, shkurt, mars 2022 – 317 mijë e 803. Rënia e llogarive aktive në Trust për 102 mijë, përkthehet në po kaq vende pune më pak në Kosovë në tregun formal, ku edhe bazohet shefi i qeverisë, Albin Kurti kur flet për rritjen e punësimit.

Sipas nenit 7, pika 4, të Ligjit të Punës, për pagesën e kontributeve dhe detyrimeve tjera ligjore, çdo punëdhënës është i detyruar që të punësuarin ta lajmërojë në Administratën Tatimore të Kosovës, institucionet e tjera të cilat i menaxhojnë dhe administrojnë skemat e obligueshme pensionale.

Të dhënat, e siguruara nga Front Online, ekonomistët po i shohin si shqetësuese.

“I bjen që për 24.34 % kemi më pak kontributdhënës e që përmes Trustit të Kosovës e nxjerrim një pasqyrë reale se nuk kemi krijim të vendeve të punës, por kemi humbje të vendeve të punës ose pjesërisht kemi punësim informal, pra punëtorët të cilët punojnë në biznese si të paregjistruar e të cilët nuk i gëzojnë te drejtat e tyre të cilat derivojnë nga kontrata e punës”, theksoi ekonomisti Imer Raçi.

Humbja e vendeve të punës, ky thotë se e thellon akoma më shumë krizën ekonomike.

“Këto të dhëna duhet të paraqesin një shqetësim për Qeverinë sepse nëse kemi të bëjmë me humbje të vendeve të punës atëherë kriza ekonomike që po vjen si pasoj e rritjes së çmimeve në këto familje thellohet. Gjithashtu papunësia është një parametër matës i zhvillimit ekonomik. Pra, kurrsesi nuk kemi të bëjmë me rritje të vendeve të punës”, u shpreh tutje Raçi.

Ekonomisti tjetër, Mustafë Kadrijaj thotë se matjet e Trustit janë të besueshme, teksa deklaratat e Kurtit për punësimin e quan fontanë dëshirash.

“Nuk e di ku e merr guximin kryeministri me fol ashtu, kur edhe Trusti jep shifra që janë në kundërshtim me të. Kryeministri vetëm luan me shifra, del me shifra çfarë i konvenojnë atij, për të treguar përformancë më të mirë. Shihet në terren, nuk do shumë deklarime, nuk kemi zhvillim të hovshëm ekonomik”, theksoi Kadrijaj për “Front Online”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …