Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Huqet dhe teket e Albin Kurtit, kë e do kë e urren

Kryeministri i Kosovës ka arritur një shkallë të rëndë mentale të frustrimit, konfuzionit  dhe të papërgjegjësisë

Në pamundësi për t’ u përballur me problemet e trashëguara dhe  ato që ia ka ngarkuar vetes, në pamundësi për të realizuar premtimet dhe për të mos e lënë të digjet kauza mashtruese, në pafuqi për të përballuar presionin ndërkombëtar, Albin Kurti, ka humbur ekuilibrin dha ka filluar të degradohet në qëndrimet e tij kontradiktore, të cilat po e zvetënojnë  dhe po e diskreditojnë përditë e më keq, andaj edhe i pranon zgjedhjet e parakohshme, në vend.

Kurti, shpreh simpati dhe fjalë të mira për Greqinë dhe Spanjën, dy vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por nuk e duron Amerikën, Francën, tash as Gjermaninë, vendet kryesore vendimmarrëse për fatin dhe ardhmërinë  e Kosovës.

Kurti urren Ali Ahmetin dhe Talat Xhaferin, ndërsa  mbështet Taravarin dhe VMRO-në nacionaliste sllavo-maqedone.

Albin Kurti  urren dhe nuk e duron dot, Edi Ramën, por mbështet Ilir Metën dhe Sali Berishën, edhe pse këtë nuk guxon ta deklarojë hapur, pasi Sali Berisha është i shpallur “non grata” e së shpejti pritet të shpallet edhe Ilir Meta, por kjo mund t’ i ndodh edhe Kurtit, nëse nuk e ndërron qëndrimin.

Paraqitet se e do dhe e nderon Erdoganin, por nuk dënon dhunën fashiste, barbare, shtazarake  të Izraelit kundër popullatës palestineze.

Urren madje edhe fyen diplomatët më të njohur amerikanë,  Anthony Blinken edhe Gabriel Eskobar, por me deklarata  verbale për opinion, shprehet pro Amerikës.

Kurti, injoron dhe nuk u përmend as emrat krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, por pretendon ta ndaj nga ata, Rexhep Selimin.

Urren dhe injoron veteranët e  UÇK-së dhe nuk lejon rritjen e pagave të tyre mujore, duke kërkuar uljen në trefish të numrit të tyre, të cilët nuk i konsideron veteranë, për veten e quan veteran,  edhe pse as  një ditë të vetme nuk ka marrë pjesë  në luftën e UÇK-së.

Kurti me të drejtë shprehet kundër pretendimeve dhe intrigave të Vuçiqit, por i thur ode lavdie kriminelit shqiptar-vrasës, Oliver Ivanoviq i dënuar për krime lufte kundër shqiptarëve, në Mitrovicë.

Albin Kurti për urrejtjen që ka ndaj Ali Ahmetit, në Maqedoni,  përkrahë VMRO-në nacionaliste antishqiptare, fituese të zgjedhjeve, me ndihmën e argatëve të tij në këtë shtet.

 Albini i majtë i përkrah të djathtët ekstremë sllavomaqedonë, vetëm pse janë kundër Ali Ahmetit dhe luftës së UÇK-së.

 Albin Kurti nuk lejon  pagesën e avokatëve të Gjykatës Speciale, me para nga buxheti i Kosovës, nuk e viziton  kreun e  luftës në Hagë dhe mbështet fuqishëm ministren  e Jashtme, zonjës Shvarc, për urrejtjen dhe deklarimin publik të saj, kundër  UÇK-së.

 Albini vetëm kur e do nevoja për të qëndruar në pushtet, apo për ta ndarë papërgjegjësinë edhe me të tjerë, tregohet bashkëpunues me opozitën, sikur ishte rasti i takimit dhe i pajtimit  me PDK-në e Memli Krasniqit lidhur me mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, pikërisht tani kur nuk ka kah i mbanë, sepse me veprime e tija të pamatura, arrogante dhe të papërgjegjshme  i ka irrituar skajshëm partnerët më  besnikë dhe më të dëshmuar të vendit dhe të shqiptarëve përgjithësisht.

Albin Kurti tani nuk po  koordinohet me Vjosa Osmanin por as me vasalin, Glauk Kunjufca, por nuk e flet asnjë fjalë për këtë dhe tema që nuk i pëlqejnë.

Ai nuk mjaftohet me përçarjet dhe ndërhyrjet e papërgjegjshme dhe antikombëtare në mesin  e shqiptarëve në Maqedoni, duke i shtyrë,  vasalët e taravarët e tij të bashkë-qeverisin me partinë nacionaliste sllavo-maqedone,VMRO-DPMNE, po vazhdon të përzihet edhe në zgjedhjet vendore të tri komunave të Kosovës Lindore, duke deklaruar hapur, përmes deklarimeve të vasalëve të tij se  do t’i ndihmojë financiarisht kandidatë e zgjedhur nga ai, duke pretenduar se këto pjesë të trevave  shqiptare të mbetura nën Serbi, janë qiflik i tij dhe i vetëvendosjes.

Albin Kurti me egon e tij ekstravagante dhe me qëllim  për t’u treguar politikan origjinal, duke mohuar tërë punën, mundin dhe të arriturat paraprake të qeverive dhe të shtetit të Kosovës në 22 vitet e pas luftës, ka bërë dhe po bën  përpjekje që në politikën e tij autokratike, të vë vulën e vet albiniste, kultin e politikanit të gjithëdijshëm, sikur pretendon të paraqitet, madje duke rrezikuar skajshëm sigurinë dhe interesat e vendit. Anashkalimi e nganjëherë edhe shpërfillja e papërgjegjshme e  aleatëve, injorimi i politikës zyrtare  të Shqipërisë, përçarja që ka shkaktuar në mesin e shqiptarëve  të Maqedonisë së Veriut, degdisjen dhe  përçarjen e shqiptarëve të tri komunave të Kosovës Lindore, injorimi me cinizëm i opozitës, janë vetëm disa nga prioritetet e tij të mendësisë njëdimensionale, të egos së tij të sëmurë  të super-njeriut, mbinjeriut jo niçean, por origjinal, albinian. Ai tashmë arritur një shkallë të rëndë mentale të frustrimit, konfuzionit  dhe të papërgjegjësisë.

 

Ahmet Qeriqi

  1. 5. 2024

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …