Kryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, i ka quajtur absurde dhe të motivuara politikisht dënimet ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së. Ai ka thënë për “Epoka e re” se gjykatat ndërkombëtare janë duke u përpjekur që luftën e drejtë dhe të lavdishme të UÇK-së ta barazojnë me krimet serbe të kryera kundër shqiptarëve në Kosovë. Dikush po dëshiron ta destabilizojë shtetin e Kosovës dhe ta çojë në humnerë. Ai i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt ta miratojë ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, meqë ka rrezik që ish-pjesëtarët e UÇK-së të gjykohen për krime lufte edhe nga Gjykata Speciale.
