Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është cituar të ketë deklaruar se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk kanë asnjë meritë sa i përket liberalizimit të vizave, përveç se e kanë vonuar këtë proces. Ajo ka thënë se sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, tregojnë më se miri meritat e Kurtit për liberalizimin e vizave. “Fakti që Kosova është nën sanksione tregon më se miri meritat e Albin Kurtit për liberalizim. Megjithatë ai dhe Vetëvendosja kanë një meritë sa i përket liberalizimit, të cilin e kanë shtyrë nga 2017 në 2023, ka saktësuar, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …