leoni

Hykmete Bajrami: Çka nëse me instruksione ndalet furnizimi me energji në regjione të caktuara, ndërsa regjione të caktuara mbrohen nga reduktimet?

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj reduktimeve të energjisë elektrike me të cilat po ballafaqohen qytetarët e vendit tonë. Ajo ka shkruar se përgjegjëse për këtë gjendje të përkeqësuar me mungesë të furnizimit me rrymë, është partia në pushtet. “Çka nëse me instruksione ndalet furnizimi me energji elektike në regjione të caktuara, ndërsa regjione të caktuara mbrohen nga reduktimet? Pse askush nga Qeveria s’po kërkon llogari nga KESCO?” ZRRE e ka obligim sipas ligjit të monitorojë procesin dhe nëse konstaton parregullësi të merr masa sipas legjislacionit Edhe njëherë po e përseris KESCO si funizues publik obligohet të siguroj furnizim të rregullt për të gjithë qytetarët e vendit, qoftë edhe nga importi, pavarësisht çmimit të energjisë së importuar dhe nëse nuk bën këtë KESCO ben shkelje ligjore për të cilën gjë duhet të penalizohet” ka theksuar deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Koordinimi me Radoiçiqin do të mbetet nën hije, Lëvizjen Vetëvendosje e ka kapluar korrupsioni

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e konsideron të dështuar menaxhimin e krizës së inflacionit nga Qeveria e Kosovës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e konsideron të  dështuar menaxhimin e krizës së inflacionit nga …