Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Dikur Vetëvendosja premtonte se ta kthente “trurin” në Kosovë, por tani nga Kosova po ikin më profesionistët

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka konstatuar se nga Kosova janë duke ikur profesionistët shëndetësorë, mësuesit, punëtorët e administratës, të gjithë ata që me kontrata në sektorin publik më herët ndiheshin të sigurt, merrnin kredi dhe e planifikonin jetën në Kosovë. “Na kujtohet se si Vetëvendosja premtonte kthimin e trurit në Kosovë dhe shihni se çfarë po ndodhë. – 11 ministri janë me ushtrues detyre të pozitës së sekretarit të përhershëm – pozitës me të lartë ekzekutive në ministri, – Fondi Pensional pa bord, – Banka Qendrore pa guvernator – Komisioni i Ndihmës Shtetërore jo funksional, – Njësia e Inteligjencës, Financiare pa drejtor, – Administrata Tatimore pa drejtor”, Deputetja Bajrami ka thënë se vetëm 40 milionë euro janë shpenzuar për investime kapitale në tremujorin e parë të këtij viti, por qeveria me propagandë mundohet t’i bindë qytetarët për progresin e pashembullt ekonomik në vend. Po na qeverisin praktikantët me rregullat dhe urdhrat e ”komiteteve”, andaj edhe s’ka si të jetë ndryshe”, ka shkruar, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …