Hykmete Bajrami, e konsideroi tallje deklaratën naive të Evetar Zeqirit  se mungesa e rrymës është pajojë e rritjes ekonomike

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami,  e konsideroi tallje deklaratën naive të Evetar Zeqirit  se sistemi elektro-energjetik po përballet me ngarkesë të jashtëzakonshme,  sepse jemi rritur shumë ekonomikisht  Kjo deklaratë u kritikua nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila e konsideroi tallje. “Rritja ekonomike” që po na lë në terr”, shkroi ajo. Qeveritarët paskan deklaruar se mungesa e energjisë elektrike është pasojë e ngarkesës së jashtëzakonshme të shkaktuar nga rritja ekonomike e viteve të fundit”. Çfarë deklarate! Qysh nuk ju vjen turp? Ne këtu po jetojmë, jemi banorë rezidentë. jo korrespondentë. Kjo tregon sa poshtë keni rënë në përpjekje për të fshehur dështimet e katër viteve”. Bajrami tha se faktet nga të dhënat zyrtare tregojnë krejt të kundërtën, duke dhënë disa shifra. “Shpenzimi i energjisë nga familjet përbën rreth 60% të totalit, ndërsa shpenzimi nga biznesi është 39.8%, për krahasim shpenzimi nga bizneset është pak më i ulët se në vitin 2020 kur ishte 39.9%. Pra, nuk ka ngarkesa nga ekonomia. Qeveria paguhet me paratë tona për të siguruar energji dhe stabilitet, jo për të thënë gjepura e justifikime të pabaza, aq më keq kur tallen  me qytetarë, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Kosova do të ndriçojë, mafia energjetike do të përballet me drejtësinë

Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, dhe kandidat për deputet, ka kritikuar menaxhimin aktual …