Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami; Hekuran Murati nuk arriti dot të numërojë as katër projekte të realizuara me 654 milionë euro të investimeve kapitale

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se ministri i Financave, Hekuran Murati, foli në medie për kontrabandë të supozuar,  që është  teori qesharake. Ish-ministrja tha gjithashtu se Murat ministri  nuk arriti dot të numërojë as katër projekte të realizuara me 654 milionë euro të investimeve kapitale”. Si mund të mburresh për një shumë kaq të madhe të buxhetit të shpenzuar, por të mos jesh në gjendje të numërosh as katër projekte konkrete.  Ja disa fakte që tregojnë qartë mashtrimet e tij. Ministri pretendon se e di sa ka qenë kontrabanda në vitet e kaluara dhe se ai mund të masë atë përmes një indikatori të “importit potencial”, duke supozuar se importet duhet të jenë 61% e bruto prodhimit vendor. Një qasje e tillë është qesharake dhe e pabazuar shkencërisht. Por problemi kryesor është ky: kontrabanda është krim dhe dënohet me ligj. Nëse ministri e di sa është vlera e kontrabandës dhe kush e kryen atë, por nuk e raporton në Prokurori, atëherë ai po fsheh një krim. Prokuroria duhet ta thërrasë menjëherë Hekuranin dhe të hetojë atë edhe ata që ai i akuzon për kontrabandë, nënvizoi Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme

Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …