Hykmete Bajrami; Hekuran Murati po përpiqet të largojë vëmendjen nga bisedat në “WhatsApp”, duke u marrë me programin e LDK-së

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër ministrit të financave, Hekuran Murati, i cili ka  ironizuar me programin e LDK-së.  Zonja Bajrami ka thënë se Murati po përpiqet  të largojë vëmendjen nga bisedat në “WhatsApp”, dhe po merret me programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ne nuk pranojmë të vijmë në pozitën tënde që pas katër vitesh mandat dhe 12 miliardë euro buxhet të shpenzuar, të mos jesh në gjendje të listosh as tre projekte kapitale. Unë edhe të mirëkuptoj ty dhe kryeministrin tënd kur dilni në foltore dhe flisni krejt përçart, sepse s’keni çfarë t’u thoni qytetarëve, as çfarë t’u premtoni, sepse s’keni përmbushur asnjë premtim, asnjë të vetëm”, ka shkruar Bajrami, duke renditur edhe disa premtime të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2021 dhe që asnjçri nuk është realizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti, udhëzonte “spastrime kuadrosh”, në Korporatën Energjetike të Kosovës, ndërmarrjes më të madhe publike në vend

Gazetari Lirim Mehmetaj, publikoi një fragment bisede ku bëhet e ditur  se në një grup …