Hykmete Bajrami: Investimet Kapitale në nivel qendror për vitin 2024, më të ulëta se në vitin 2018

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se investimet kapitale në nivel qendror për vitin 2024, janë më të ulëta se në vitin 2018. Ajo ka shkruar se sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, nga 859 milionë euro të parapara për investime kapitale, deri më 1 dhjetor janë shpenzuar vetëm 255 milionë euro nga niveli qendror dhe 189 milionë euro nga niveli lokal. ‘Nga të dhënat e po kësaj ministrie (seritë kohore) krahasova periudhën 1 janar -1 dhjetor 2018 me periudhën kohore 1 janar -1 dhjetor 2024 dhe ajo çfarë tregojnë këto të dhëna është asgjë më pak se dështim: Derisa kjo qeveri ka marrë nga qytetarët dhe ka shpenzuar rreth 900 milionë euro më shumë buxhet krahasuar me vitin 2018 për periudhën kohore 1 janar -1 dhjetor 2024, investimet kapitale të nivelit qendror janë për plot 65 milionë euro me të ulëta në se ato të vitit 2018. Kjo qeveri për 4 vite nuk arriti të lë një shenjë pozitive në këtë vend’, ka shkruar deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Ravi Batra: Kryeministri, Edi Rama, ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit, nga Gjykata Speciale

Edi Rama; Tik Tok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë, pastaj do të shikojmë si do të veprojnë vendet e tjera

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, në një takim me prindërit dhe mësuesit ka folur për …