Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Ju qeveritarë të mjerë që me veprimet e juaja e kthyet perëndimin kundër Kosovës, në përkrahës të Serbisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverinë  Kurti për mënyrën se si është duke qeverisur me vendin. Ajo ka thënë se pushtetarët janë prishur me miq e  aleatë dhe se kanë dështuat në çdo përpjekje në veri të vendit. Mjerë ky vend që po e qeverisni. U prishët me miq e aleatë. Dështuat në secilën përpjekje në veri. Nuk realizuat asnjë premtim – asnjë të vetëm dhe sot dilni e na thoni që jemi me Serbinë!? Kush? Ju që me veprimet e juaja e kthyet perëndimin kundër Kosovës, në përkrahës të Serbisë. Ju na thoni neve që jemi me Serbinë! Neve që kemi familjarë të vrarë, në vija të frontit! Neve që i takojmë partisë që e ndërkombëtarizoj çështjen e Kosovës, që bashkë me miq e aleatë e bëmë Kosovën shtet. Neve që pa kalkuluar në vota kemi ecë përpara, sa herë e ka kërkuar ky vend, që ju sot po e shkatërroni!”, ka shkruar deputetja Hykmete Bajrami në një postin të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …