leoni

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, siç i ka cilësuar ajo, bllokuesve të punëve publike në kryeqytet, me theks të veçantë te ndërprerja e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”. Bajrami ka publikuar një shkresë të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, ku theksohet se zona ku po zhvillohen punimet nuk është pjesë e mbrojtur e Qendrës Historike të Prishtinës, duke hedhur poshtë pretendimet për shkelje ligjore nga autoritetet lokale. Ajo ka akuzuar drejtpërdrejt disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë ish-ministrat Xhelal Sveçla dhe Hajrullah Çeku, për keqpërdorim të pozitës dhe ndërhyrje të paligjshme në punët publike, duke thënë se “nuk kanë asnjë autorizim apo autoritet më shumë se deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës. Bllokuesve dhe uzurpatorëve, të cilët paradite dërgojnë letër se gjithçka është në rregull dhe pasdite përdorin policinë për të ndërprerë punimet, duhet t’u thuhet: mjaft!, ka theksuar Bajrami. Deputetja e LDK-së ka akuzuar gjithashtu pushtetin qendror se, që prej katër vitesh, ka penguar sistematikisht funksionimin e komunave përmes ndaljes së fondeve dhe ndërhyrjeve në projektet zhvillimore.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj mbështet qeverisjen e re të opozitës, duke ecur përpara me Bedri Hamzën si kryeministër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,, ka shprehur mbështetje për krijimin e një qeverie të re …