Edhe pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 100-të të qeverisë ka thënë se nën drejtimin e tij Kosova ka shënuar rekord ekonomik, me këtë vlerësim nuk është pajtuar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se konstatimet e Kurtit janë propagandë. “Faktet janë kokëforta. Me propagandë erdhët në pushtet, por tani jeni në qeveri, tani i keni krejt, tani ka kaluar koha kur qytetarët ju kanë vlerësuar sipas fjalimeve dhe frazave të bukura, për të cilat nuk ua kalon askush. Realiteti është ky: Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë rivlerësime dhe thotë se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022 nuk mund të kalojë 2.7%. Në anën tjetër Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi më herët raportin ku tregoi se rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti ishte vetëm 2.14%. Inflacioni sipas Bankës Botërore është 19.%, sipas Agjencisë së Statistikave 12.7%. Si rezultat i rritjes së çmimeve janë rritë të hyrat nga Dogana dhe ATK-ja. Qeveria ka marrë tatime e taksa nga qytetarët e bizneset dhe po i mbani në llogari, duke i lënë të zhvlerësohen. 42 mijë qytetarë kanë emigruar vetëm vitin e kaluar. Sipas sondazheve të këtij viti, çdo i dyti qytetar dëshiron të ikë nga këtu, këto nuk janë suksese, kryeministër ka thënë deputetja e Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …