Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Kosova po vazhdon të jetë nën sanksione prej partnerëve për shkak të Qeverisë Kurti, i cili ka ardhur në pushtet me propagandë. Nuk jemi në një situatë normale, sot bëhen 73 ditë që Kosova është nën sanksione prej partnerëve të cilët kanë ndihmuar shumë në ndërtimin e këtij shteti. Pa ndihmën e të cilëve shtet-formimi i Kosovës, pavarësia, njohja nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e të tjera njohjet e anëtarësimet, të gjitha këto nuk kanë qenë të mundshme”, theksoi ajo. Është vështirë të tregosh se ku janë problemet kryesore pasi që komplet qeverisja është shndërruar në një problem jashtëzakonisht të madh. Kemi degradim të situatës në secilin rrafsh. Fakti që Kosova kaq vite pas shpalljes së pavarësisë është nën sanksione nga partnerët kryesorë tanë, unë besoj që sikur çdo gjë tjetër të lulëzonte d.m.th ky është një indikacion ku e ka katandisur Kosovën kjo qeveri”, tha mes tjerash, deputetja Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …