Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami kundërshton Kurtin lidhur me deklaratat e tij mbi humbjet dhe fitimet e ndërmarrjeve publike

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kundërshtuar ashpër deklaratën e kryeministrit Albin Kurti në një tubim në Besianë, ku ai foli për humbjet dhe fitimet e ndërmarrjeve publike qendrore. Ajo e ka quajtur të pavërtetë informacionin e dhënë nga Kurti, që sipas tij, ndërmarrjet publike kishin pasur humbje prej 59 milionë eurosh në periudhën 2016-2019 dhe se pas ardhjes së LVV-së në pushtet, ato kishin gjeneruar fitime prej 139 milionë euro gjatë viteve 2021-2023. Përmes një video-adresimi, Bajrami ka shprehur dyshimet e saj dhe ka theksuar se është gënjeshtër që ndërmarrjet kanë operuar me humbje përpara se Kurti të vije në pushtet. Ajo ka theksuar se deklaratat e Kurtit janë të pasakta dhe se i lexon raportet që tregojnë një tjetër realitet. Hykmete Bajrami ka piiketuar këto shifra dhe deklarata si “propagandë”, duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e informacionit të dhënë nga kryeministri Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …