Hykmete Bajrami: LDK synon program qeverisës, jo gjuhë të ashpër në fushatë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se fokusi kryesor i partisë së saj mbetet prezantimi i një programi të detajuar qeverisës, ndërsa ka kritikuar ata që përdorin tone të ashpra në fushatë, duke i akuzuar se nuk kanë plane konkrete. LDK nuk ka ndryshuar qasjen e saj komunikative dhe po fokusohet në ide dhe projekte, pa sulme ndaj kundërshtarëve politikë. “Gjuha jonë nuk ka qenë asnjëherë e ashpër. Në fjalimet dhe tubimet tona, ne nuk merremi me pushtetin apo me parti të tjera politike. Kjo qeveri ka pasur 51% të votave dhe një buxhet prej 12 miliardë eurosh, por nuk ka asnjë listë të projekteve apo rezultateve konkrete për qytetarët. Në vend të kësaj, vazhdojnë me deklarata skandaloze, shtoi Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj thotë se Donika Shvarc, për së vdekuri po i vë një njollë të zezë, babait të saj, atdhetarit, Jusuf Gërvalla

Në një intervistë për Klan Kosova, Nasim Haradinaj reagoi kundër  deklaratave të Donika Gërvallës, duke …