Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se legjislatura aktuale nuk mund të quhet e suksesshme pasi mazhoranca në Kuvend duke ju nënshtruar Qeverisë ka shkelur 10 herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Shumica gjithashtu ka sabotuar punë e shumicës së komisioneve hetimore, duke mbrojtur me fanatizëm të korruptuarit e partisë në Qeveri, kjo s’ka ndodhë asnjëherë në historinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ndërsa sesioni pranveror nuk ka përfunduar me 1 gusht siç po thuhet, sepse ka muaj që Kuvendi nuk ka mbajtë seancë të rregullt, në emër gjoja të renovimit të sallës plenare. E sa ju përket ligjeve të miratuara, këtu vend për lëvdata nuk ka, sepse gjatë këtij mandati plot 112 ligje janë ndryshuar me nga një nen maksimum dy nene për tu harmonizuar me dy Ligje që janë ndryshuar. Deputetja Hykmete Bajrami tha se kur t’i heqin 112 ligje nga totali i ligjeve të aprovuara në këtë mandat ajo që këta quajnë ”përformancë” bie me 50%. Qytetarët e kanë kuptuar kush jeni, andaj s’ju ka mbetur tjetër veç manipulimit me shifra e ”patriotizmit” për vota që sot na e shesin dezertorët e dikurshëm, tha Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …