Deputjetja e LDK-së

Hykmete Bajrami: Ministrat e Albin Kurtit i kanë marrë pagat e shkurtit rreth 400 euro më të larta, në krahasim me muajin janar

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar në lidhje me pagat të cilat dje i kanë marrë zyrtarët shtetërorë pas miratimit të Ligjit të Pagave. ka thënë se ministrave të qeverisë Kurti dje u kanë dalë pagat për rreth 400 euro më të larta, në krahasim me muajin janar. Ministrave të Kurtit dje u kanë dalë pagat e shkurtit, rreth 400 euro më të larta, në krahasim me muajin janar. Tani kanë filluar edhe të tallen me qytetarët. Ministrja, Rizvanolli  paska thanë se janë kursyer 1 milion euro. Ku janë kursyer ato euro pasi të dhënat e KOSTT-it dhe ZRrE-së, e të cilat asnjëherë nuk i keni kontestuar thonë se vetëm  shpenzimi i energjisë në katër komunat veriore, për  vitin 2022 kapë shumën prej 63 milionë euro, ka saktësuar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …