Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se ministri i Financave s’ka përgjigje lidhur me bonot e thesarit të diasporës, pa përmendur shifra. Në kundër reagim, Murati ka publikuar titullin e një mediumi, duke shkruar se ajo e ka shkruar vetë lajmin. Nuk kalojnë mashtrimet me bono. Prandaj s’keni përgjigje. Ne mungesë të përgjigjes, ministri i dështimeve po ju tregon mediave qysh duhet të publikojnë reagimet e opozitës ku zbërthehen mashtrimet e partisë në pushtet. Hykmete Bajrami i ka thënë ministrit të tregojë “qysh po mashtroni me bono”. Jepni përgjegjësi qysh keni mashtruar prej bashkimit kombëtar e deri te 160 çerdhet që kurrë nuk u ndërtuan. Qytetarët po kërkojnë përgjigje pse mashtruat se do t’i përfundoni rrugët për Gjilan, Mitrovicë e Podujevë, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …